Pikëpyetjet mbi vdekjen, zhvarroset për hetime trupi i Arafat

Pas shumë polemikave dhe dyshimeve lidhur me vdekjen e udhëheqësit pakistanez Yasser Arafat, një njësi e hetimeve kriminale nga Franca do t`i zhvarrosë eshtrat e tij muajin e ardhshëm, për të provuar zbulimin e rrethanave se si lideri palestinez vdiq, njofton një zyrtar francez.Sipas tij ekipi nga Franca do të mbërrijë nga data 24 nëntor deri më 26 nëntor në qytetin perëndimor të Ramallahut.Autoritetet palestineze e kanë konfirmuar orarin dhe thanë se një ekip tjetër zviceran gjithashtu do të arrijë në Ramallah në të njejtën kohë. Lidhur me këtë ende nuk ka dicka publike, pasi të gjithë zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti.