Uragani "Sandy", 16 viktima në SHBA e Kanada
Uragani “Sandy” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përmbytur Nju Jorkun duke detyruar presidentin amerikan Obama që të shpallë gjendjen e katastrofës.Kjo i ka dhënë dhe dritën jeshile ndihmave federale, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16. Viktimat shumica e të cilave si pasorë e rrëzimit të pemëve janë në Nju Xhersi, Nju Jork, Merilend, Karolinë e Veriut, Virxhinia Perëndimore, Pensilvani dhe Konektikat.Mbi 6 banorë janë pa energji elektrike në një kohë kur kambanat e alarmit kanë rënë për një qendër bërthamore në Nju Xhersi.Kryebashkiaku i Nju Jork Blumberg ka deklaruar se më e keqja ka kaluar dhe tashmë është koha për të reaguar. Cikloni ka përmbytur pjesën më të madhe të Manhatanit dhe niveli ujit ka filluar të ulet .“Sandy” tashmë është klasifikuar si stuhi post tropikale, por mbetet e rrezikshme për bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku kërcënon jetët e 60 milion personave.Parku Bateri në Manhatan, Nju Jork, është zhytur nën katër metra ujë si pasojë e dallgëve të mëdha të shkaktuara nga stuhia . Eshtë thyer kështu dhe rekordi i uraganit Donna në vitin 1960.Nën ujë ndodhen edhe shumë stacione të metrosë së Nju Jorkut si dhe tuneli që lidh Manhatanin e poshtëm me Bruklin. Rreth 50 ndërtesa janë në flakë në parkun Rokuej, në Nju Jork. Ndërkohë që janë përmbytur dhe tre aeroportet kryesore në zone.Uragani Sandy shkaktoi vdekjen e të paktën 65 personave në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.