Ukrainë, Yanukovych fiton shumicën në Parlament
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2012, 08:18
Partia e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe aleatët e saj duket se kanë siguruar shumicën parlamentare nga zgjedhjet e së dielës.Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, rezultatet tregojnë se Partia e Rajoneve kryeson me më shumë se 32 për qind të votave prandaj pritet që asaj t`i bashkohen aleatë si Partia Komuniste.Rezultatet paraprake gjithashtu tregojnë se partia e udhëheqëses së burgosur të opozitës, Yulia Tymoshenko, ka fituar 24 për qind të votave.Shtetet e Bashkuara dhe vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë theksuar se gjatë fushatës dhe votimit ka pasur mangësi, duke i cilësuar zgjedhjet si një hap prapa për demokracinë e vendit.