Uragani "Sandy", shkon në 38 numri i viktimave në SHBA
Pas deklarates se Presidentit Obama per nje gjendje te katastrofes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per shkak te perkeqesimit te situates dhe gjendjes ne shume vende te prekuar nga uragani “Sandy”, raportohen edhe vikimat e fundit te cilat e cojne numrin e deritanishem ne mbi 38 persona.Mediat vendase kane raportuar se numri po rritet frikshem duke perhapur panik ne popullate. Vetem dhjete prej viktimave jane regjistruar ne qytetin e Nju Jorkut. Kreybashkiaku i ketij qyteti,Michael Bloomberg, ka deklaruar se per fat te keq numri i viktimave ka tendence te perkeqesohet dhe se autoritetet po bejne gjithcka qe kane dore per te ndryshuar gjendjen e ne te cilen kercenohen mjaft persona te tjere.Nje rekord prej 4 metrash eshte shenuar ne masen e ujit qe leviz neper qytet, si dhe prurjet e detit e kane perkeqesuar situaten e cila vihet re ne bllokimin e sistemit te transportit nentokesor te metrose te Nju Jorkut. Ndersa ne pjese te tjera te qytetit jane regjitstruar gjithashtu edhe mjaft incidente te tjera ku: nje nenstacion ka shperthyer, nje spiatal eshte evakuar ne kushte shume te veshtira dhe nje shperthim i madh zjarri ka shkaterruar rreth 50 shtepi.Te pakten 8 milion shtepi dhe biznese jane pa energji elektrike, eshte bere e ditur nga departamenti i energjise. Ne total deri me tani perllogaritet qe numri i personave qe mund te ndikohen nga kjo stuhi ne zhvillim shkon ne 50 milion, e ndersa rreth 1 milion te tjere jane urdheruar te ndermarrin nje evakuim te menjehershem. Nderkohe nga raportimet e fundit eshte shenuar edhe nje i vdekur ne Kanada.