Irani zbarkon me luftanije në Sudan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2012, 08:24
Dy luftanije të Iranit janë ankoruar në një port të Detit të Kuq të Sudanit.Zbarkimi i tyre vjen vetëm pak ditë pasi qeveria e Sudanit ka akuzuar rivalin iranian, Izraelin, për kryerjen e një sulmi ajror në një fabrikë armësh në Kartum.Sudani ka kërcënuar se do t`i hakmerret Izraelit për incidentin.Mediat iraniane thonë se komandantët e luftanijeve iraniane pritet të takojnë homologët sudanezë.Ministria e Jashtme e Sudanit ka thënë të hënën se Irani nuk ka qenë i përfshirë në operacionet në fabrikën Yarmouk, e cila është dëmtuar nga eksplozivët dhe zjarri.Izraeli ka akuzuar Sudanin se shërben si kanal për kontrabandimin e armëve te militantët palestinezë në Rripin e Gazës.