PDL humb në Siçili, bie bastioni i Berlusconit

Rosario Crocetta është zgjedhur president i ri i rajonit të Siçilisë, me 30,5% të votave duke rrëzuar kandidatin e qendrës së djathtë, Nello Musumeci i cili ka marrë vetëm 25,7%.Kjo është një goditje e fortë për partinë e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, pikërisht në një nga bastionet e së djathtës në pushtet, e cila ka ardhur 1 javë pas dënimit të tij për invazion fiskal.Vota në Siçili konsiderohej nga ekspertët politikë si shumë domethënëse, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s. Berlusconi ka përjashtuar mundësinë që të udhëheqë PDL-në (Il Popolo della Liberta) në zgjedhjet e ardhshme, por ka theksuar se do të mbetet në politikë.