Pa ndihmë në horizont, reçesioni në Spanjë vazhdon të përparojë
Spanja vazhdon renien e saj drejt recensionit edhe gjate tremujorit te trete ne nje kohe kur cmimet pesuan nje rritje drastike gjate muajit tetor, duke ushtruar ne kete forme presion mbi qeverine ne ringritjen e nje ekonomie te paralizuar e cila po pengohet ne gjetjen e ndihmes financiare.Kryeministri i vendit, Mariano Rajoy, nuk duket i nxituar ne implementimin e nje mase shpetimi me ane te politikave fiskale, me ane te se cilave pritet te filloje nje program i blerjeve te boneve duke ulur koston financiare. Por me shenjat qe tregojne per nje perkeqesim te ekonomise, perforcohen nga perhapja se parregullsive ne popullate.Shifrat e bera publike ne vend shtojne masen e shqetesimit se vendi tanime eshte ne kurth te nje spiraleje qe vazhdon te ngushtohet si pasoje e inflacionit dhe papunsise se larte. Shifrat e publikuara nga Insituti Kombetar i Statistikave thone se Produkti i brendshëm bruto u tkurr për tremujorin e pestë rradhazi në mes të korrikut dhe shtatorit, duke rënë 0.3 për qind, e ndersa kostoja e produketeve te konsumatoreve u rrit me 3.5% ne tetor.I zgjedhur nje vit me pare nen karten e masave te ashpra qe do vinte ne zbatim, Rajoy eshte dorehequr nga ndjekja e programit shterngues me mbi 60 miliard euro deri ne fund vitit te 2014 per te shkurtuar deficitin buxhetor. Por keto shkurtime shpenzimesh kane demtuar investimet gjate kohes qe rritja e taksave ka goditur xhepat e konsumatoreve dhe rritur me tej cmimet.Te gjitha keto kane cuar ne rritjen e protestave te fokusuara ne Madrid dhe kane furnizuar ndjenjat e separisteve. Ekonomia e katert me e fuqishme e Eurozones ndodhet ne qender te vemendjes se borxhit te bllokut, si pasoje e shqetesimeve se qeveria nuk do mund te mbaje nen kontroll financat e saj.