Itali, dënohen 6 mjekë për vdekjen e një pacienti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 07:47
Janë dënuar nga 2 deri në 4 vjet, 6 mjekë që u shpallën përgjegjës për vdekjen e një pacienti të repartit të psikiatrisë në një provincë të Italisë.Mjekët e spitalit të Vallos në Luciana të Salernos, janë përfshirë në vdekjen e Francesco Mastrogiovanni, një mësuses i shkollës fillore, i cili vdiq në spital në gusht të vitit 2009.Për gjykatën e Vallos, mjekët janë shpallur fajtor për më shumë se një arsye, për vrasje me qëllim, sekuestrim personi dhe shtrembërim të fakteve.Dënimi është ndarë mes 2 dhe 4 vjetëve dhe me përjashtim nga postet publike për 5 vjet.Nga procesi u liruan 12 infermierë që ishin nën akuzë.