Davutoglu flet për Sirinë: Regjimi i Asad, duhet të negociojë me palët

Teksa ka folur për situatën në Siri, ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka shprehur shqetësimin lidhur me dështimin e armëpushimit atje përgjatë festës së Bajramit. Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi që pati në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Enrique Castillo.“Ne jemi shumë të mërzitur nga dështimi i armëpushimit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe mesazheve inkurajuese nga të gjitha palët. Ne shpresonim se vëllezërit sirianë do ta kenë mundësinë që të marrin frymë lirshëm, por fatkeqësisht sulmet vazhduan”, deklaroi Davutoglu.Më tej ai shtoi se regjimi sirian duhet të tregojë vullnet për të krijuar paqe për të gjithë qytetarët e vendit.“Nëse nuk tregohet vullneti për të bërë paqe, është e pamundur për ta që të arrijnë rezultate në negociatat me palët e tjera. Ata duhet ta dëshmojnë këtë vullnet”, është shprehur ai.