Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj shoqërohet në Prokurori

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është shoqëruar në Prokurori, pak ditë pasi që hodhi gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.Lajmin për arrestimin e deputetit eka  bërë të ditur AAK-ja përmes një njoftimi për media.Sipas deklaratë së AAK-së, pushteti po vazhdon me masa represive ndaj deputetëve opozitarë.“Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive ndaj deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj”, thuhet në njoftimin e AAK-së, e cila i bën thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda sipas saj diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, shkruan Koha.net.