Gazeta kineze kritikon ashpër Nju Jork Tajmsin
Një gazetë kineze e kontrolluar nga shteti kritikoi ashpër gazetën New York Times, vetëm disa ditë pasi gazeta amerikane publikoi një artikull që thuhet se zbuloi pasurinë e fshehur të familjes së kryeministrit Wen Jiabao.Gazeta ""E përditëshmja e Popullit", zëdhënësja zyrtare e Partisë Komuniste, botoi dje një artikull të ashpër ku thuhet se Nju Jork Tajmsi nuk mund të besohet për shkak të historisë së saj për të flasifikuar dhe shtrembëruar lajme.Artikulli i gjatë nuk i përgjigjet direkt shkrimit që Nju Jork Tajmsi botoi të premten e kaluar rreth financave të kryeministrit Wen, por përqendrohet në atë që e cilëson si "një shpërthim në plagjiaturë dhe fabrikim" nga Nju Jork Tajmsi, duke përmendur rastet e kaluara të gazetarëve Jayson Blair dhe Zachery Kouwe.Qeveria kineze shpejt e bllokoi faqen eletronike të gazetës Nju Jork Tajms, të premten e kaluar, pasi kjo gazetë publikoi rezultatet e një hetimi 6 muajsh ku thuhet se familja e kryeministrit kinez Wen Jiabao kontrollon një pasuri me vlerë prej 2 presje 7 miliardë dollarësh.