Arrestohet autori i fundit i grabitjes së karburanteve në Elbasan
Arrestohet personi i fundit i shpallur në kërkim për grabitjen e katër pikave të karburantit në Elbasan.Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Endrit Goga 19 vjeç, banues në Cërrik.Sipas policisë, “ky shtetas më datë 13.10.2015, ka vjedhur me dhunë, karburantin në Fshatin Trojas - Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, kryer në bashkëpunim me dy shtetasit e arrestuar më parë Ligjërim Qosja dhe Analdo Balashi.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.Grupi i grabitjeve me armë drejtohej nga Ligjërim Qosja, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në banesë:-një pushkë model -56 me Nr 45690, me 6 copë fishekë -një thikë – dy maska -dy Aparate celular tip “NOKIA” -një Aparat celular tip “LG” -rrobat e përdorura në ngjarjet e ndodhuraGrabitjet e realizuara nga Qosja dhe bashkëpunëtorëtNga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer ngjarjet si më poshtë:1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.2- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.4- Vjedhje me dhunë e Karburantit “Kastrati” nga dy persona të maskuar në rrugën automobilistike të fshatit Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015.