Alpha Bank Albania vlerësohet me çmimin e filantropisë 2015
Alpha Bank Albania u vlerësua me çmimin e filantropisë 2015, në nivel kombëtar, me motivacionin për mbështetje të vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit, dhe sidomos në për kontribut në nismat kundër kancerit të gjirit.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i dorëzoi çmimin drejtorit ekzekutiv të Alpha Bank Albania, Periklis Drougkas.Periklis Drougkas:Ju faleminderit për këtë çmim që është një vlerësim për pëqasjen sociale dhe mbështetjen që Alpha Bank Albania ka dhënë përgjatë 17 vite që operon në tregun shqiptar jo vetëm për zhvillimin e qëndrueshëm financiar për ekonominë, por edhe për impaktin që banka ka në komunitetin ku operojnë.Dhënia e çmimit u shoqërua edhe me pjesë filmike të kontributit të Alpha Bank.Ndërkohë çmimi i filantropisë për kontribut si individ shkoi për boksierin Ismail Keta, dhe çmimi në nivel lokal u akordua për kompaninë e skelave Kassel.