Viti i Shenjtë, gjithçka gati për 8 dhjetorin
Vatikani dhe Roma po bëjnë përgatitjet finale këtë javë për startin e Vitit të Shenjtë, një nga eventet më sinjifikative të kalendarit të Kishës Katolike Romake.Miliona pelegrinë pritet të marin pjesë në vitin e shenjtë përgjatë një periudhë 12 mujore, ku katolikët do të vijnë në qytetin e shenjtë, në atë çka ata besojnë se do të mund të lehtësojë kalimin e tyre në parajsë pas vdekjes.Papa Francesku suprizoi italianët dhe besimtarët e krishterë në të gjithë botën, kur shpalli lajmin në muajin mars se Viti i shenjtë do të nisë më 8 dhjetor. Njohur ndryshe edhe si një jubile, Viti i Shenjtë i Kishës Katolike, organizohet një herë në 25 vjet. Por është vendosur që viti i shenjtë i ardhshëm, do të mbahet në vitin 2025.Tashmë Roma dhe Vatikani, janë gati edhe të mirëpresin miliona turistë të huaj, ndaj autoritetet janë vënë në gadishmëri.Ati i Shenjtë tha se Viti i Shenjtë do të fokusohet në çështjet kryesore të mëshirës dhe faljes, si temat më të rëndësishme të papatit të tij."Epo, Jubileu është një vit i shenjtë dhe mendoj se është një kujtesë se misioni i kishës nuk është vetëm social por edhe një mision shpirtëror dhe sidomos një mision për mëshirë, jubileu i mëshirës" shpjegoi këshilltari i komunikimeve të Vatikanit, Greg Burke.Papa Françesku është shprehur se dëshiron që kisha e 1.2 milionë besimtarëve do të jetë më e mëshirshme dhe se ky jubile do të jetë një rast që ata dhe vetë kisha, të rizbulojnë nevojën për të falur dhe për të qënë bujarë.Papa, i cili rrallë luan me rregullat e librit të kishës, ka vendosur këtë herë që ta hapë vetë derën e shenjtë, në të cilën do të kalojnë pelegrinët, si pjesë e festimeve të Jubileut.Më 8 dhjetor, mesha masive e nisjes zyrtare të vitit të shenjtë do të mbahet në Vatikan dhe në një nga hyrjet e Sheshit Shën Pjetër, i cili si zakonisht, pritet të jetë i tejmbushur.Dyert e tjera të shenjta, do të hapen përqark botës."Tradita në kishë është një mundësinë për njerzit që të bëjnë premtimet e tyre dhe të marrin atë cka quhet privilegji ijubileut" shpjegoi gazetari i vatikanit dhe redaktori i revistës "Global Pulse", Robert Mickens."Për këtë, të gjithë,secili prej nesh duhet fillimisht të rrëfehet, të shkojë në meshë dhe të lutet për qëllime të mira" shtoi Mickens.Francesko, papa i parë jo europian në 1300 vjet, ka vendosur të ndryshojë edhe këtë herë disa rregulla, për të lejuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në ceremoninë e celjes së vitit të shenjtë, duke kërkuar që numri i pjesëmarrësve të jetë më i lartë, ndaj ka kërkuar ndihmën e autoirteteve në vend që mijëra pelegrinë të sistemohen edhe jashtë vatikanit."E veçanta e këtij Jubileu në krahasim me atë të vitit 2000, është se shumë njerëz duhet të vijnë në Romë për të festuar. Jubileu i mëshirës, është më i madh dhe do të ketë një derë të shenjtë në këtë qytet vërtet të madh" tha Burke.Sipas Vatikanit, në vitin e shenjtë të 2000, morrën pjesë 25 milionë besimtarë, mes tyre liderë botërore e politkkanë nga cdo vend i botës.Por këtë vit për organizatorët ka qënë më i vështirë planifikimi sepse kanë patur më pak muaj në dispozicion.Megjithatë zyrtarët në Romë shprehen se presin një numër më të ulët pelegrinësh për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë globale, pas sulmeve terroriste në Paris dhe pjesërisht sepse shumë pelegrinë kanë zgjedhur ta festojnë në qytetin e tyre vitin e shenjtë.Ngjarjet terroriste në Paris, më 13 nëntor, fokusuan vëmendjen në Romë dhe veçanërisht në vatikan, si shënjestra potenciale të ekstremistëve.ISIS e përmendi Romën në një video kërcënuese për Shtëpinë e Bardhë dhe ambasada e SHBA-ve në Romë paralajmëroi qytetarët e saj se disa sajte turistike të njohura, por edhe bare e restorante, mund të jenë shënjestra të sulmeve, në Romë dhe Milano.Pelegrinët që do të marrin pjesë në meshë do ti nënshtrohen kontrolle të rrepta. Ato do të duhet të kalojnë përmes detektorëve metalike, në rrugën para se të shkojnë në sheshin shën pjetër, ku vëzhgim do të bëhet edhe përmes dronëve. Mbi 700 ushtarë të armatosur do të jenë në gadishmëri në rrugët kryesore, përkrahë policisë vendase.Por masat e sigurisë ekstra dhe policët e armatosur në rrugë, nuk ja kanë hequr entuziasmin katolikëve."Mezi po pres që Jubileu të hapet dhe duhet të lutemi të gjithë bashkë, të takojmë njëri tjetrin, edhe nga vendet e huaja. Besoj se do të jetë shumë bukur. |Ne jemi universi" tha motër Maria Lucina, me origjinë nga Indonezia./Oranews.tv/