Refugjati sirian që shiste stilolapsa tani zotëron tre biznese falë internetit
Po të rikthehemi në muajin gusht, një foto e Abdul Halim al-Attar, një refugjat sirian që jeton në Liban, duke shitur stilolapsa në rrugë me vajzën e tij në krahë duke qarë, u bë virale në internet.Ajo foto i ndryshoi jetën atij përgjithnjë. Gjithçka nisi kur një një aktivist nga Oslo, Norvegji, postoi këtë foto dhe bëri thirrje qe ta gjenin ate.Nëpërmjet internetit ai arriti të gjehej, dhe një fushatë në ndihmë të tij bëri që të merrte 191 mijë dollarë.Atëherë Abdul thoshte që shpresonte të shkonte në Europë, por tani ka hapur një furrë buke, një qebatore dhe një restorant në Bejrut.Abdul jo vetëm që 25 mijë dollarë ia shpërndau miqve dhe familjarëve të tij në Siri, por ai ka punësuar edhe 16 refugjatë të tjerë sirianë që punojnë në bizneset e tij.Tani, Abdul ka arritur që t’u sigurojë edhe 2 fëmijëve të tij një shtëpi ku secili ka dhomën e tij, ndryshe nga apartamenti me vetëm 1 krevat që kishin më parë.Vajza e tij 4-vjeçare ka lodra të reja, ndërsa vëllai i saj 9-vjeçar Abdullelah është rikthyer në shkollë pas 3 vitesh.

