Përdhunojnë dhe tentojnë ta trafikojnë në Kosovë të miturën, arrestohet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë për akuzat “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “ Trafikim i të miturve”.Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë  me datë 04.12.2015 kanë ndaluar shtetasin Emiljan Kipti, banues në Lezhë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.Ky shtetas, sipas policisë  “ishte shpallur në kërkim me datë 30.11.2015 . pasi në bashkëpunim me shtetasin Krenar Shabani ( i ndaluar me datë 30.11.2015) kanë tentuar të trafikojnë në Kosovë për qëllim prostitucioni, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.J. 17 vjeçe, banuese në Lezhë”.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Trafikimi i të miturve mbetur në tentativë në bashkëpunim” dhe “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.