Autorëve të sulmit në Kaliforni i'u gjetën postime pro-ISIS

Hetuesit amerikane kanë arritur të zbulojnë disa postime në rrjetin social "Facebook" të bëra nga dy autorët e sulmit që tronditi Kaliforninë, ku këta të fundit zotoheshin për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.Autoritetet raportojnë se materialet u zbuluan pas gjetjes së dy celularë smartphonë që u përkisnin çiftit Syed Rizwan Farook dhe Tashfeen Malik pranë vendit ku ndodhi masakra.Aparatet u gjetën të fshehur në një kosh ku grumbulloheshin mbeturina dhe mund të jenë hedhur qëllimisht nga autorët e sulmit, për të fshehur gjurmët dhe motivet e kryerjes së aktit që u mori jetën 14 personave. Postimet ishin shkruar duke përdorur llogari false me emra të ndryshëm.Ndërkohë, policia ka ekzaminuar edhe bombat artizanale të gjendura në godinën ku ndodhi masakra. Pas analizimit të mënyrës së prodhimit të tyre, ata kanë konstatuar se bombat nuk janë të zakonshme me ato të cilat përdorin zakonisht personat e trajnuar nga Shteti Islamik apo nga organizatat e tjera terroriste.Autoritetet janë duke parë me kujdes çdo provë, për të zbardhur motivet e vërteta të ngjarjes, e cila mbetet ende një mister. /Oranews.tv/