Trafikonin kokainë për “Ndraghetan”, arrestohen vëllezërit shqiptarë
Dy vëllezër shqiptarë Gazmend e Azem Tahiraj janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni i cili ka çuar në sekuestrimin e 400 kg kokainë e pastër e trasportuar nga Amerika e Jugut në qytetin e Venecias për llogari të një celule të mafias kalabareze Ndragheta.9 persona janë arrestuar mes të cilëve dhe dy vëllezërit shqiptarë Tahiraj, njëri prej të cilëve pronar i picerisë “La Lanterna” në qytetin e Venecias.Në katin e parë të restorantit të tyre në qëndër historike të Venecias janë gjetur disa kg kokainë e marijuanë e përgatitur për tu trafikuar.Kokaina trasportohej nga Amerika Latine me anë të nje shoqërie import-eksporti e lënda narkotike fshihej mes ngarkesave me fruta banane e ananas.Hetimet e operacionit të policisë italiane kanë vazhduar për dy vjet rresht përgjatë të cilavve janë dokumentuar rreth 400 kg kokainë e ardhur nga Amerika Latine në 3 rrugë trasporti.Ngarkesa e parë me 50 kg ka mbërritur në muajin mars 2015, ndërsa ngarkesa e dytë prej 240 kg në muajin nëntor 2015.Pas identifikimit të anëtarëve të kësaj organizate trafikantësh, policia italiane ka ekzekutuar gjatë paradites së 4 dhjetorit urdhërin e arrestit për 9 persona, si dhe kontrollin e sekuestrimin e rreth 20 vendeve ku ruhej e trafikohej kokaina, kryesisht në rajonin e Lombardisë e Venetos.[caption id="attachment_630721" align="alignnone" width="640"]
Gazmend Tahiraj[/caption][caption id="attachment_630722" align="alignnone" width="640"]
Kokaina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_630723" align="alignnone" width="640"]
Paratë e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_630724" align="alignnone" width="480"]
Ngarkesa me ananas ku fshihej kokaina[/caption][caption id="attachment_630725" align="alignnone" width="640"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_630726" align="alignnone" width="640"]
Ngarkesa me ananas ku fshihej droga[/caption]