Shumica në Kosovë bën një hap pas, fton opozitën për bisedime në 7 dhjetor
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar në një takim zyrtar, tre kryetarët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, e Fatmir Limaj për të diskutuar në lidhje me dy marrëveshjet firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.Në rast se ftesa e tij do të pranohet nga opozitarët, mbledhja pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, më datë 7 dhjetor, në orën 14:00.Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i ekzekutivit, i cili deklaroi se një takim i tillë do të realizohet në kudër të vullnetit të qeverisë për të bashkëpunuar me të gjithë përfaqësuesit e Parlamentit.“Jam i bindur thellë se, në rrugën e ndërtimit të shtetit tonë, ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë qytetarët do të kenë siguri, stabilitet dhe perspektivë, për një të ardhme euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik”, tha kryeministri Mustafa.Më tej, Kryeministri Mustafa u zotua se do të rrespektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendimit përfundimtar në lidhje me marrëveshjet e firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.“Si kryeministër i vendit, jam zotuar se do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar i vlerësimit kushtetues të të gjitha akteve juridike, dhe i kam siguruar dhe i siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje. Sa i përket shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, “qeveria e Kosovës, është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi”.Takimi midis qeverisë dhe opozitës është propozuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku bëhet me dije se i pranishëm do të jetë edhe zv. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.