Kapet me pistoletë djali i deputetit të PD-së, Mhill Fufi

Dy nxënës gjimnazi kanë rënë në prangat e efektivëve të komisariatit numër 2 në kryeqytet, lidhur me një konflikt të ndodhur 3 ditë më parë në shkollën "Vasil Shanto".Policia ka arrestuar:• G. F, 16 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë• M. B, 17 vjeç, lindur e banuese në TiranëBurime nga policia konfirmojnë për Ora News  se G.F është djali i deputetit demokrat, Mhill Fufi.Dy adoleshentët u arrestuan pasi në datë 01.12.2015, shtetasi me iniciale G.F, nxënës në gjimnazin "Besnik Sykja" ka shkuar në mbështetje të disa shokëve të tij të cilët ishin duke konfliktuar me disa persona pranë shkollës "Vasil Shanto"."Me pretendimin për tu sqaruar, ky shtetas pasi është përfshirë në këtë konflikt, ka gjuajtur me grushta njërin nga personat e palës tjetër.Në këto kushte shtetasi G. F, është frikësuar pas kësaj situate të ndodhur, për këtë arsye ai ka shkuar në qytetin e Laçit dhe ka marrë një pistolete Ekol, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat të cilët kishte goditur me grushta"sqaron policia.Po sipas policisë "gjatë procesit të mësimit, ai ja ka dhënë pistoleten shoqes së shkollës shtetases me iniciale M. B, për ta mbajtur në çantë, e cila u arrestua nga policia gjithashtu".Blutë sekuestruan edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe 3 fishekë .Veprimet u kryen në prezencë të psikologes së shkollës dhe psikologes së Policisë, dy avokatëve dhe në prezencë të familjarëve.Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.G.F akuzohet për veprën penale të "Armbajtje pa leje " . M.B akuzohet për veprën penale të "Armbajtje pa leje " dhe "Moskallëzim krimi".Policia gjithashtu ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë ndaj A. H, 16 vjec, lindur e banues në Tiranë për veprën penale të "Moskallëzim krimi".