Fëmijët e dhunuar, mbi 1000 të mitur do të merren në mbrojtje nga shteti

Ministria e Mirëqënies Sociale ka të identifikuar mbi 1000 të mitur të cilët dhunohen në familje, në rrugë apo në shkollë dhe pret t'i marrë në mbrojtje shtetërore. Përtej përkujdesjes sociale që do të ofrohet për ta, në shkolla dhë në instiucione ku qëndrojnë fëmijët e braktisur do të këtë një program 4 vjeçar për të edukuar personelin dhe arsimtarët qe të mos ushtrojnë dhunë tek të miturit. Mbi 1000 të mitur të dhunuar nga familjaret të shfrytëzuar për punë në rrugë, apo të keqtrajtuar në mjedise të institucioneve arsimore do të merren në mbrojtje nga shteti.Për këshillimin apo strehimin e tyre punon një grup disiplinar dhe viktimat e dhunës referohen në 200 qendra në nivel kombëtar të përkujdesjes sociale.Sipas Zv Ministres së Mirëqënies Sociale Gentiana Sula institucionet publike duhet të bëjnë gjithçka është e mundur për të frenuar dhunën tek fëmijët për të ofruar një mundësi ndaj viktimave të dhunës. Ajo tha se te gjitha rastet janë identifikuar.Gentiana Sula: “Janë shtëpitë e përkujdesit të fëmijëve pa prindër ose pakujdes prindëror . Për fat të keq kemi qënë dëshmitarë që kohët e fundit ka pasur qoftë edhe fenomene të mediatizuara që kanë treguar që standarti i sjelljes së kujdetarëve që janë aty për të zëvendësuar prindërit ka qënë tërësisht i papranueshëm dhe ju jeni në dijeni që ne kemi marrë edhe masat për të bërë të mundur që ata njerëz që janë të papërshtatshëm për të dhënë kujdesin të mos jenë aty pranë fëmijës pra të zëvendësohen me njerëz të duhur.”Ministria e Arsimit me mbështjetjen e UNICEF ka hartuar një plan 4 vjeçar, që synon zgjedhjen e metodës alternative të disiplinimit në të gjitha shkollat në Shqipëri.Nora Malaj: “Përtej fjalëve dhe politikave retorike ne duhet të bëjmë veprime konkrete të cilat lidhen me konsolidimin e figurës së mësuesit me edukimin e tij jo vetëm në të përditshmen dhe jo vetëm gjatë gjithë jetës por të dedikuar në problematikat që ai mbart. Problematika të cilat shfaqen edhe me formimin e tij intelektual por dhe me formimin e tij social nga familja ku ka arritur, me edukimin e fëmijëve dhe dedikimin e tyre në orë të caktuara për të realizuar këtrë pritshmëri .”Në programin për shmangien e dhunës do të përfshihen mbi 32.mijë mësues të sistemit të arsimit publik dhe mbi 3.mijë mësues/edukatorë të kopshteve./Oranews.tv/