Turqia ndalon udhëtimin e 3.000 emigrantëve
Turqia ka ndaluar plot 3.000 emigrantë që të udhëtojnë drejt Europës gjatë katër vitëve të fundit, në bazë të marrëveshjes së firmosur me BE-në në kuadër të forcimit të kontrrolleve kufitare.Gjatë operacioneve janë arrestuar edhe 35 kontrabandistë, të cilët mendohet se merrnin para në këmbim të transportit të azil-kërkuesve. Refugjatët janë ndalur në brigjet e Turqisë, gjatë momentit që po përgatiteshin të mbërinin në ishujt grekë, itinerar ky që është ndjkeur nga shumica e emigrantëve.Qeveria turke pritet të ri-negociojë një tjetër marrëveshje me Bashkimin Europian, për të bllokuar përfundimisht udhëtimin e azil-kërkuesve drejt kontinentit të vjetër.Sipas asaj që kanë bërë me dije zyrtarët e të dyja palëve, BE-ja ka ofruar plot tre miliardë dollarë si dhe heqjen e vizave për qytetarët turq, në rast se Ankarajë do të bjerë dakord për të zbatuar pikat e këtij plani.Ky fond do të shërbejë për ngritjen e kampeve të qëndrimit si dhe për shërbimet që do t'u ofrohen azil-kërkuesve./Oranews.tv/