Opozita përgjigje negative për Kryeministrin: Ja kushtet për dialog
Opozita e Kosovës e ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar në lidhje me marrëveshjet e firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.Lajmi është bërë i ditur nga liderët e tre partive opozitare, pas një takimi të mbajtur prej tyre në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Hajredini: " Në ditën e sotme ky propozim është i thatë pra jo përmbajtësor, është vetëm formë. Ne këtu nuk pranohemi ta kemi të tillë." Fatmir Limaj:" Është një ftesë e kotë jo serioze, kur kolegët deputetët i kemi nëpër burgje, kur ne nuk shkojmë asnjë hap drejt reflektimit të qeverisë. Kjo është një ftesë më tepër formale." Visar Ymeri: "Sepse jemi të vetdijshëm për rreziqet dhe dëmet që këto marrëveshje i sjellin Republikës së Kosovës. Si të tilla nga kjo situatë ka vetëm një rrugëdalje dhe ajo është që të anulohen këto marrëveshje."Ndërkohë, Gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur masën e sigurisë një muaj paraburgim për deputetin e arrestuar Albin Kurti.Ai do të përgjigjet për kryerjen e tre veprave penale të cilat janë përdorimi i armëve të rrezikshme, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.