Gjykata vendos 30 ditë paraburgim për Albin Kurtin

Albin Kurti do të vijojë të mbetet në paraburgim për një muaj.Gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur masën e sigurisë një muaj paraburgim për deputetin e arrestuar Albin Kurti.Ai do të përgjigjet për kryerjen e tre veprave penale të cilat janë përdorimi i armëve të rrezikshme, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.Kolegji penal i përbërë nga tre gjyqtarë hodhi poshtë ankesën e avokates së deputetit të opozitës, kundër akt-vendimit të Gjykatës Themelore.Sipas tyre, i pandehuri i ka kryer veprat penale në mënyrë të përsëritur brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore, ndaj gjëndja e tij e lirë, mund të jetë shoqërisht e rrezikshme.