103 vjetori i FA, Kodheli: Rajoni ynë është i kërcënuar nga disa sfida

Në 103 vjetorin e krijimit të forcave të armatosura Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se rajoni në të cilin jetojmë është i kërcënuar nga terrorizmi ndaj dhe Shqipëria duke qënë vend anëtar i NATOS do të japë të gjithë kontributin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Kodheli foli edhe për valën e madhe të refugjateve duke theksuar se është e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje.Kremtohet 103 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë fjalës së tij tha se Rajoni në të cilin jetojmë është i kërcënuar nga disa sfida çka kërkon më shumë bashkëpunim për t’ju kundërvënë të keqes.Mimi Kodheli: “Ngjarjet që ndodhin sot kudo Siri, Irak dhe jo vetëm, demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qënë e mirëpërgatitur në parandalimin e çdo agresioni të mundshëm.”Ministrja Kodheli foli edhe për valën e madhe të refugjatëve në Europë çështje e cila sipas saj ka shtuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje që prek rrënjët e problemit.Mimi Kodheli: “Rajoni në të cilin jetojmë është krejtësisht i përfshirë në vorbullat që po krijohen në lindje dhe në jug. Valët e refugjatëve që po vijnë drejt Europës forcojnë nevojën për të gjetur një zgjidhje që prek rrënjët e problemit dhe jo vetëm pasojat e tij prandaj lind nevoja që ne të gjithë së bashku të përgatitemi për t’iu kundërvënë të keqes ashtu siç kemi bërë gjithnjë përgjatë gjithë angazhimeve tona në ruajtje dhe forcim të paqes kudo në botë.”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, Jeronim Bazo, u ndal në rrugën 103 vjeçare përmes së cilës kanë ecur FA Shqiptare, që tashmë janë integruar tërësisht në strukturat e NATO-s.Në ceremoninë për 103 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura morën pjesë ata shtete ushtarakë të akredituar në vendin tonë dhe ish-ushtarakë veteranë./Oranews.tv/