Trajnimi i infermierëve në Gjermani, Dekra Akademi: Padi kompanive që përdorin emrin tonë
Kompania gjermane që trajnon dhe licenson infermierë shqiptarë për të punuar në Gjermani do të padisë disa kompani të tjera që abuzojnë duke përdorur emrin Dekra Akademi për të dërguar studentët në shtetin gjerman. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie ankesat kanë ardhur nga të rinjë të interesuar dhe është vënë në dijeni dhe shteti shqiptar.Grupi "Dekra Akademi" e licensuar nga shteti shqiptar për trajnimin e infemierëve dhe ofrimin e mundësisë së punësimit në Gjermani ngre shqetësimin se disa kompani operojnë ilegalisht në emër të saj dhe nëpërmjet përfitimeve personale dërgojnë ndihmës infermierë në shtetin gjerman. Sipas administratorit Musa Ahmeti kompania do të padisë panalisht, kompani që abuzojnë mbi këto programe.Musa Ahmeti: “Kanë abuzuar mbi emrin e kompanisë Dekra. Këto janë publike. Ato kompani që kanë abuzuar me këtë kanë vënë në faqen e tyre të internetit në Facebook apo në mjete të tjera elektronike duke abuzuar me emrin e Dekra gjëra të pavërteta dhe të pasakta, certifikata të cilat nuk i qëndrojnë asaj për të cilën janë . Na kanë ardhur ankesa nga studentë të cilët kanë shkuar atje dhe kanë thënë që na është ofruar të shkojmë atje për shkak se ata na dërgojnë më shpejt.Këta do marrin hapin e dytë që është ndjekja ligjore për të dëshmuar dhe për të mbajtur emrin e tyre në nivel.”Kompania shqetësimin ia ka paraqitur dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Apeli që bëjnë drejtuesit e kësaj kompanie është që të tregojnë kujdes për zgjedhjet që bëjnë të interesuarit për të mos rënë pre e manipulimeve të tilla. /Oranews.tv/