30 familje të përmbytura në Fier, shkak bllokimi i kanalit kullues

Të paktën 30 familje në Dërmënas të Fierit kanë ende ujë në banesat e tyre, pasi kanalet e kullimit janë të bllokuara nga mbeturinat. Banorët thonë se sa herë ka vërshim të ujit nga reshjet, kanali kullues nuk tërheq ujërat duke i kthyer mbrapsht, dhe për pasojë u përmbyten banesat.Bllokimi i kanalit kullues nga mbeturinat ka përmbytur rreth 30 familje në Dërmënas të Fierit.Banorët thonë se kanali kullues prej vitesh nuk është pastruar, dhe për pasojë nuk tërheq dot ujërat duke i kthyer ato mbrapsht.Dëmet nga prezenca e ujit janë të mëdha.Banore: “Nuk na ndihmon njeri këtu më ne fare, ata të komunës kanë ikur të tërë. Nuk vjen më njeri këtu. Kam shkuar tek administrator i komunës dhe ai më tha se nuk kam çfarë të bëj, nuk kam forcë të bëj këto gjëra”Banore: “ Në grurë dhe misër na u fut uji dhe ne nuk e pamë, janë mbushur plot me ujë. Unë jam e sëmurë, burri është i moshuar dhe nuk dinim çfarë të bënim. Shumë keq,” “Bllokimi i kanalit kryesor kullues, në të cilin derdhen ujrat e zeza është 500 metra larg. Ai kthehet mbrapsh dhe na mbyt ne të gjithëve. Kanë qenë tre kryetarë komune dhe të tre kanë gënjyer. Do ta pastrojmë sot, do ta pastrojmë nesër dhe sot kanali është i pa pastruar. Pusetat janë të gjitha të pa pastruara,” - tha i shqetësuar, një tjetër banorë i Dërmënasit.Është rreth 1 km gjatësia e kanalit kullues që mbledh ujërat e disa fshatarve të zonës së Dërmënasit që ka nevojë urgjente për t'u pastruar, ndonëse banorët e kanë ngritur disa herë si shqetësim./Oranews.tv/