Trotuaret “të privatizuar" në Vlorë, qytetarët: Bashkia po mbyll një sy
Vlora është një nga qytetet ku hapësirat publike janë të privatizuara. Qytetarët e Vlorës thonë se dora e bashkisë duhet të jetë më e fortë që të ketë më shumë liri lëvizje për ta.“Hapësirat publike janë zënë. Përsa i përket karrigeve që janë anës rrugësh dhe lulishteve, bashkia po mbyll një sy sepse është fundvit”, - tha një banorë“Në asnjë vend botës nuk shikohen karrige nëpër trotuare. Trotuaret janë për të kaluar njerëzit dhe jo për të pirë kafetë”, - tha një tjetër banorë.Një tjetër banor shprehet se: “ Njerëzit duan që të kenë rrugë të lirë për të kaluar, sidomos të moshuarit”.“Bënë nga një show. Nëse e mbani mend i hoqën dikur dhe pas një jave u vendosën përsëri. Nëse merret një vendim duhet të zbatohet”, - thotë një tjetër.Kreu i Policisë Bashkiake të Vlorës, Mejtin Meçaj ka sqaruar se ka mungesë te theksuar të numrit të punonjësve, çka ia bën të pamundur zgjidhjen e njëkohshme të të gjitha problematikave të qytetit.Mejtin Mecaj: “Kur shtrojnë pyetjen: Ku ta shes, ku të shkoj? Nuk u jep dot përgjigje. Kur merr përgjigjen se ku t ashes, atëherë detyrimisht forca e arguimentit dhe ajo ligjore është më e madhe. Por duhet të lëshë një faturë fikse, ndryshe sapo ti ikën, duke qenë se ato janë ambulantë kthehen përsëri”.Mecaj shpjegon se aktualisht është operuar me aksione te fokusuara te shitësit ambulantë, por për një zgjidhja përfundimtare duhet bashkepunim me inspektoratin tatimor dhe AKU-në. Kryeinspektori thekon se me afrimin e festave te fundvitit rritet edhe më shumë nevoja për kontrolle për të parandaluar çdo abuzim.