E zë korenti duke punuar, vdes 23-vjeçarja

Një 23-vjeçare gjeti vdekjen paraditen e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, duke punuar në një furrë buke në Babrru të Tiranës.Sipas policisë së kryeqytetit, e reja me iniciale E.E. është dërguar menjëherë për në spitalin "Nënë Tereza" për të marrë ndihmën e parë, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.Policia po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.