Ambasadori Lu basketboll në karrige me rrota në Ditën Ndërkombëtare të PAK

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara (3 dhjetor), ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ka kaluar një ditë sportive me persona të këtij grupi.Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku duket ambasadori Lu që luan basketboll i ulur në karrige me rrota, për t’u solidarizuar me personat me aftësi të kufizuar.“Kam mësuar se të gjithë ne lindim me disa aftësi dhe me disa kufizime. I përket secilit prej nesh që ta jetojë në maksimum jetën e tij. Shumë njerëz ma kanë kujtuar këtë gjatë gjithë jetës sime dhe do të doja t’ju tregoja njërën prej tyre… Ishte një vajzë që do ta kujtoj gjithmonë. Ajo kishte tumor në tru dhe i duhej të vinte një helmetë speciale për ta mbrojtur, pasi kishte kriza të vazhdueshme dhe binte papritur në tokë… Ajo ishte plotë jetë dhe merrte pjesë me gëzim në të gjitha aktivitetet. Besonte se mund të bënte gjithçka. Ajo buzëqeshte gjatë gjithë kohës dhe më dha një mësim që e kam mbajtur me vete gjatë gjithë jetës. Ajo më mësoi se me këmbëngulje dhe optimizëm, dhe pak ndihmë nga miqtë tanë, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë,” shkruan ambasadori Lu.12314722_10153364528145838_6814840751168935361_o 11057745_10153364528140838_4401857276657052758_o 12314501_10153364527860838_578688115539737050_o 12311141_10153364527920838_2828608004061961573_n