Rrahu qytetarin në Korçë, 300 mijë lekë gjobë për ish-zv/drejtorin e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2015, 22:47
Gjykata e Korçës ka dënuar me 300 mijë lekë gjobë ish-zv/drjtorin e policisë së Korçës Arben Hyseni, pasi ushtroi dhunoi shtetasin Tomi Misha.Nga ana e saj Prokuroria kishte kërkuar 400 mijë lekë gjobë për rrahje dhe mos marrje të masave, por gjykata rrëzoi njërën nga akuzat.Rreth një vit më parë zv/drejtori i Policisë së Korçës u filmua publikisht, duke rrahur Tomi Mishën në qender të qytetit, pas një debati për parkimin e makinës.