Dhjetoristët që rrëzuan dikaturën: Ky është Dhjetori i dytë për liri dhe demokraci

Partia Demokratike dhe anërarët e Grupimit “Dhjetori 90”, startuan nga Gjirokastra turin e aktiviteteve përkujtimore të Lëvizjes studentore “Dhjetori ‘90, sa afër dhe larg".Gjatë forumit anëtarët e Grupimit thanë ndër të tjera se ky Dhjetor është një apel për protestë kombëtare për ti dhënë vlerë lirisë, demokracisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.“25 vite pas rrëzimit të komunizimit, endrra e studentëve dhjetoristë,“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u pre në mes me qeverisjen dhe mazhorancën e krizës dhe të korrupsionit, por ky Dhjetor është përsëri afër sepse të rinjtë janë fryma dhe shpirti i ndryshimit”, u shpreh kryetari i Grupimit, Bislim Ahmetaj.Sekretari i Përgjitshëm i PD, Arben Ristani, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 8 Dhjetorit, tha se kjo qeveri nuk po ndërton një vepër të dobishme për shqiptarët pasi të gjitha arritjet historike të integrimit euroatlantik të Shqipërisë janë të firmosura nga Partia Demokratike.Demokratët, studentët dhe intelektualët e Gjirokastrës, theksuan se vetëm demokratët dhe lidershipi i tyre mund të kthejë shpresën dhe të ringrejë Shqipërisë drejt rrugës së prosperitetit evropian, mirëqënies dhe zhvillimit.