Foshnja e porsalindur gjendet në kazanin e mbeturinave në Yzberisht
Policia ka gjetur një foshnje te sapolindur në nje kontenier mbeturinash në zonën e Yzberishit në Tiranë, dhe e ka tranpsortuar atë me uregjence në spital. Ndihma e parë iu dha në maternitetin “Koço Glozheni” dhe mjekët raportojnë se gjendja e foshnjes është e rëndë dhe se po trajtohet ne reanimacion. Foshnja u zbulua nga disa kalimtarë te rastit që dëgjuan të qarat. Një foshnje e sapolindur e seksit femër është gjetur nga kalimtarë të rastit në një kontinier mbeturishash në Yzberisht të Tiranës.Burimet në vendngjarje thonë se një person ka dëgjuar të qarat e foshnjes dhe ka lajmëruar familjarët të tij, të cilët më pas telefonuan policinë. Urgjenca e Tiranës dhe uniformat blu e kanë transportuar foshnjen në maternitetin “Koço Glozheni”.Në shërbimin e neonatologjisë në maternitetin e ri, foshnja qëndron e intubuar dhe mjekja neonatologe Niketa Koliçi thotë se gjendja është kritike.Niketa Koliçi: Fëmija ishte pa shenja jete në monentin që ka ardhur.Nuk dihet se ku është realizuar lindja.Fëmija është reanimuar që në momentin që ka ardhur dhe gjendja është shumë e rëndë.Është përgjigjur me shumë vonesë ndaj reanimacionit, aktualisht ka filluar të ketë shenja jete por gjhendja është shumë e rëndë.Sipas vlerësimeve të para të mjekëve, foshnja ka qëndruar disa orë në koshin e mbetjeve e mbështjellë nga një batanije dhe u ka shpëtuar temperaturave të ulta edhe pse kishte pak orë që ka ardhur në jetë.Ende nuk është zbuluar se ku është asistuar lindja e foshnjes dhe policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personin që ka braktisur të sapolindurën.[caption id="attachment_629035" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Koshi i plehrave ku u gjet foshnja[/caption]