Sekuestrohen 334 kg kokainë me vlerë 70 mln euro në Itali
Guardia di Finanza e Rexhio Kalabrias në Itali ka sekuestruar 334 kg kokainë e pastër të fshehura në një kontenier.Ngjarja ka ndodhur në fundjavë, ku policia lokale bashkë me zyrtarët e Doganave sekuestruan këtë sasi kokaine në dy ngarkesa, që kapte vlerën e 70 mln euro, raportojnë mediat italiane.Në ngarkesën e parë, ndodheshin rreth 55 kg kakinë, dhe ishin të fshehura në një kontenier që transportonte alumin. Vinte nga Brazili dhe kishte si destinacion Slloveninë.Ngarkesa tjetër, akoma më e rëndësishmë, u gjet në një tjetër kontenier që transportonte kafe, e cila vinte nga Brazili dhe drejtohej për në Trieste. Në brendësi të këtij kontenieri u gjetën 11 qese të mëdha me nga 289 kg kokakinë.Që nga fillimi i këtij viti, në portin e Gioia Tauro-s, janë sekuestruar rreth 932 kg kokainë, njofton Il Fatto Quotidiano.