Arrestohet në kryeqytet fieraku i akuzuar për 5 vepra penale
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Aldison Haxhiaj, i dënuar për veprat penale: "Prodhim i armëve luftarake", "Kanosje për shkak të detyrës", "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcenim, me përdorim armë", "Dhunim i banesës" dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".Haxhiaj i lindur në Fier dhe banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier dhe Gjykatës së Apelit të Vlorës kishin dërguar urdhër ekzekutimet për pesë veprat penale.Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, arrestimi i Aldison Haxhiaj u bë ditën e sotme si rezultat i një pune të mireorganizuar të shërbimeve të policisë së Komisariatit të Policisë nr.3 në kryeqytet.Blutë e Tiranës kanë njoftuar menjëherë struktuarat e Policisë Fier për veprime të metejshme ndaj personit të arrestuar.