Gjendet e braktisur në det "Fuoristrada", 200 m larg bregut në Plazhin e Vjetër

Një automjet tip "Fuoristradë"  është gjetur  në orët e parë të mëngjesit të  sotëm në ujë, rreth 150-200 m larg nga bregu i detit të Vlorës.Mjeti i braktisur u konstatua në sipërfaqen e ujit në zonën e quajtur "Plazhi i vjetër".Shërbimet e Policisë së Qarkut dhe asaj Kufitare ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji, gjithashtu nga veprimet paraprake mësohet se nuk ka viktima në njerëz.Policia po kryen veprimet për zbulimin e pronësisë së automjetit, targën e tij si dhe detaje të tjera në lidhje me zbulimin e rrethanave se si ka përfunduar ky mjet në ujë.vloreee