PD: Rama, 120 mln € mikes së tij, Ministria: Kontrolli mjekësor bazë pa pagesë

PD ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë mikes së tij 120 mln euro koncesion në sistemin e shëndetësisë.Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ky koncesion do të kryejë kontrolle mjekësore për qytetarët nga 40-65 vjeç, por që deri më tani nuk ka funksionuar.Vokshi: Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe edhe në botë.Mbi akuzat reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes zv.ministres Milva Ekonomi, i ka cilësuar të pabaza.Ekonomi: Kontrolli bazë shëndetëtsor pa pagesë është hapi i parë konkret drejt mbulimit universal. I ofrohet pa pagesë, pa dallim nëse është i siguruar apo jo. I ofrohet kujtdo, në qendrën shëndetëtsore të mjekut të tij të familjes, pra njësoj në të gjithë territorin e vendit. Ofrohet kudo, pra në secilën nga 420 qendrat shëndetëtsore të vendit, me të njëjtën cilësi, të njëjtat pajisje dhe materiale mjekësore, me të njëjtat standarte dhe protokolle.Ekonomi tha se përtej akuzave politika është momenti të bashkohemi për ti bërë thirrje çdo shqiptari në grupmoshën 40-65 vjeç që ta kryejë kontrollin shëndetësor.