Tregtarët në protestë kundër ligjit të procedurave tatimore
Tregtarë nga disa qytete të vendit janë hedhur në protestë për të kundërshtuar ligjin e ri të procedurave tatimore që parashikon 10 fishimin e gjobave. Protestuesit janë dakord me formalizimin por jo me penalitete që do t'i çonte drejt falimentit. Tregtarët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat."Po formalizimit jo falimentimit" , është kjo kauza që ka ngritur për të tretën herë tregëtarët në protestë para kryeministrisë. Ata kundërshtojnë ligjin e ri e procedurave tatimore.Kërkesat e tyre drejtuar Kryeministrit Rama janë dy: Biznesi të formalizohet dhe jo të merren masa shtrënguese në drejtim të tyre si dhe të ndalet furia e tatimorëve që ushtrojnë presion në dyert e sipërmarrjes shqiptare.Besian Pesha: "Më thoni ju kush në këtë vend i ka 100 milionë lekë. 100 milionë lekë janë kursimet e jetës për 10% të shqiptarëve se 90% e shqiptarëve nuk munden as të nxjerrin muajin.”Tregtar: “Ju lutemi shumë tatimorët të tërhiqen nga ky presion i madh që i bëjnë të gjithë biznesit në Shqipëri.”Të ardhur nga qytetet të ndryshme, si Shkodra Elbasani apo edhe Korça tregëtarët protestojnë edhe për bizneset e të afërmve tyre, që janë i vetmi burim i të ardhurave për ta.Tregtar: “Nëse nuk e kam unë, e ka fëmija. Me fëmijët mbahemi se me pensionet që kemi ne nuk e mbulojmë veten.”Tregtare: “Nuk e kemi ndjerë veten kaq keq as në ’97-ën. Ne në '97-ën na kanë dhënë lejë të punojmë me armë. Na kanë pajisur me leje armësh dhe nuk e kemi ndjerë veten në këtë gjendje si sot. Punojmë me presion dhe terror. Mua personalisht më kanë bërë 4-5 kontrolle dhe nuk kam pasur probleme , as gjoba.Po unë mendoj për të sotmen dhe të nesërmen.”Në protestë nuk munguan as dentistët.Dentiste: “ Një pagesë rreth 300 mijë lekë për sigurime shëndetësore dhe shoqërore është pothuajse faliment.”Ndryshe nga protestat e mbajtur a më herët, ra në mungesa e kordonit policor, ndërsa përballë protestruesve kanë qëndruar shumë pak police gra. /Oranews.tv/