Ndërkombëtarët: Politika në Kosovë t'i kthehet dialogut

Ambasadat e shteteve anëtare të BE-së që gjenden në Kosovë si dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës duke bërë thirrje për kthim të dialogut.“Kemi qenë dëshmitarë të vazhdimit të bllokimit të punës së Kuvendit nga ana e opozitës. Kjo lloj bllokade e dhunshme nuk është as e pranueshme e as që do të zgjidhë ndonjë prej problemeve të qytetarëve të Kosovës. Ne bëjmë thirrje për kthim të dialogut në jetën politike në përgjithësi dhe në Kuvend në veçanti, për të parandaluar çdo eskalim të mëtejmë”, thuhet në deklaratë, shkruan Koha.net.Aty theksohet se “askush nuk është mbi ligjin, dhe ligji duhet të zbatohet njësoj nga të gjithë”.“Në një shoqëri që qeveriset nga parimet e sundimit të ligjit, vendimi i një organi gjyqësor duhet të respektohet dhe të implementohet pavarësisht se për kë bëhet fjalë”, përfundon reagimi i Ambasadave të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë si dhe e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian.