Skandali me autoambulancën në Pukë, pezullohet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2015, 18:33
Dy ditë pas skandalit në stadiumin e Pukës, ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna shoferin e ambulancës si përgjegjës për incidentin. Sipas ministrisë mjeti nuk ka pasur difekt.Në datën 28 nëntor në ndeshjen mes Tërbunit dhe Teutës u dëmtua lojtari afrikan Abel Gebor dhe ambulance duhej ta transportonte lojtarin në spital.Por mjeti nuk po ndizej dhe u desh ndëryhrja e zjarrfikëses e cila tërhoqi me kavo ambulance që autoambulanca të ndizej.Pas disa minutash frike për lojtarin e dëmtuar dhe humori me skandalin e ambulancës, makina u ndez dhe Gebor u transportua për në spital.