Në 2016 Gjermania do të hapë tregun e punës, ja kushtet për Ballkanin

Gjermania do të hapë dyert për ardhjen legale të fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit, ndonëse i ka mbyllur ato për azil politik. Në një intervistë për Deutsche Wellen , Anette Kramme sekretarja e Shtetit në Minsitrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, shprehet se Shanset për azil nuk ekzistojnë, por Gjermania do të hapë tregun e punës prej vitit të ardhshëm për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas propozimeve të tanishme, parashikohet që në vit të pranohen rreth 20.000 punëtorë nga këto vende.Në ligjin e ri që do të hyjë në fuqi në në vitin 2016, i paralajmëruar edhe nga ministri Klosi ditë më parë, do të punësohen në Gjermani jo vetëm ata që kanë kualifikim të posaçëm për të cilin ka nevojë shteti gjerman.  Kramme sqaron se ndonëse Gjermania do të hapë tërësisht tregun e punës për njerëzit nga vendet e Ballkanit, kushti i parë është që të ketë një vend vend vakant. Dhe kushti tjetër është që për këtë të japë pëlqimin edhe Agjencia Federale e Punës, e cila të sigurojë, se për këtë vend pune nuk ka ndonjë kandidat nga Gjermania apo nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Teksa shtetasit shqiptarë e kanë rrugën e hapur për lehtësinë që ju krijon udëhtimi me viza në zonën shengel, për shtetasit kosovarë që nuke  kanë këtë mundësi Kramme siguron se do të ketë lehtësira në procedura.Ligji i ri, vjen pas fluksit të lartë të kërkesave për azil që kanë mbërritur në zyrat e autoriteteve gjermane vitin e fundit ku deri në tetor të vitit 2015 janë paraqitur mbi 130.000 kërkesa për azil nga shtetasit e vendeve të Balkanit Perëndimor. Ndër ta janë rreth 35.000 nga Kosova dhe rreth 45.000 nga Shqipëria.