Gazi lotsjellës "pushton" sërish kuvendin, pranga 3 deputetëve të opozitës

Shkon në 3 numri i deputetëve të arrestuar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku opozita hodhi sërish gaz lotsjellës, si gjatë seancës edhe gjatë rinisjes së saj.Fisnik Ismaili ishte deputeti i parë i arrestuar pasi ishte ai që hodhi gazin lotsjellës. Më pas në dy momente të tjera pranga iu vendosën Ismail Kurteshit dhe Haxhi Shalës.Kryesia e Kuvendit mori vendim të pezullojë deputetët e opozitës dhe të rinisë seancën papraninë e saj.Ora 16: 20 Gazin në hollin e Kuvendit e hodhi Pal LekajPërderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër.Fillimisht nuk dihej se cili deputet kishte hedhur gazin në holl të Kuvendit, por, sipas KosovaPress-it, këtë e kishte bërë deputeti i AAK-së Pal Lekaj.Më herët gjatë ditës gaz lotsjellës kishin hedhur edhe deputetët Ismajl Kurtesi e Haxhi Shala. Këta dy tashmë janë arrestuar nga policia.Ora 15:45 Policia konfirmon arrestimin e dy deputeteve të VV Haxhi Shala dhe Ismajl KurteshiPolicia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se ka arrestuar dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi.Shala dhe Kurteshi janë arrestuar pasi gjatë ditës së sotme kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Ora 15:40 AAK: Kriza politike e Qeverisë, nuk zgjidhet me policiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se veprimet e sotshme të pushtetit janë shkelje e rëndë e demokracisë dhe vendosje e sistemit policor.Sipas AAK-së, kriza politike në vend është shkaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet me polici e as me masa tjera represive, por vetëm me mjete politike.Ora 15:30 Arrestohet një tjetër deputet i VVPolicia e Kosovës ka arrestuar edhe një tjetër deputet të Lëvizjes Vetëvendosje. Ismajl Kurteshi e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit dy policë me rroba civile. Ky deputet kishte ndezur gazin lotsjellës gjatë seancës së paradites.Ora 14: 32 Nis seanca pas tensioneve Deputetët e mazhorancës nisin seancën e Kuvendit pa praninë e opozitësOra 13:58 Opozita gaz lotësjellës edhe në hollin e KuvenditKonfrontim mes deputetëve të opozitës me sigurimin. Visar Ymeri ka tentuar të çajë kordonin e sigurimit për tu ngjitur në katin lartë ku pritet të mbahet seanca e Kuvendit.Deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës. në ambientet e hollit të Kuvendit. Sigurimi ka vendosur maska kundër gazit dhe nuk lejon opozitën që të hyjë në sallë.Ora 13:28 Prokuroria cakton 48 orë paraburgim për deputetin, Fisnik IsmailiLëvizja Vetëvendosje ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, për masën e paraburgimit që i është caktuar deputetit Fisnik Ismaili.Ora 12: 34 Veseli: Seanca vazhdon në 13:00Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se çështjet janë politike dhe zgjidhja duhet të jetë politike.“Opozita po e dëmton vendin dhe vetën. Nuk e ka forcën e as fuqinë që të protestoj jashtë pos Kuvendit. Kuvendi po abuzohet nga pafuqia dhe nga dështimet jashtë Kuvendit”, tha ai.Ai tha se seanca do të vazhdojë pas 30 minutave.Aida Dërguti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë dhe ka thënë se ka pasur propozim nga Partia Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të votohet për përjashtimi i forcave politike në opozitë nga punimet e Kuvendit.Raportohet gjithashtu se ndaj këtij propozimi ka pasur kundërshtime nga disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit.Ora 12: 20 Policia konfirmon arrestimin e deputetit, Fisnik Ismaili"Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor, ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Ismaili janë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës", thuhet në komunikatën e policisë.Ora 12:15 Alarm për bombë në QKUKStafi i QKUK-së ka raportuar në polici se po dyshojnë se në këtë institucion shëndetësor ndodhet një bombë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sipas të cilit dyshohet për vendosjen e një bombe në Klinikën e Syve Ai tha se për këtë çështje është thirrur menjëherë policia.Ndërsa zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia e Kosovës ka marrë një informacion për një mjet dyshues në QKUK, por nuk dihet për mjetin dyshues dhe policia është në vendngjarje për hetimin e rastit.Ora 11:55 Vetëvendosje konfirmon arrestimin e Ismailit: Të lirohet menjëherëVetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se është arrestuar deputeti Fisnik Ismaili, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.Ora 11:36 Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e KuvenditOra 11:32  Limaj: Regjimi burgosi opozitën për mendimin kundërFatmir Limaj, kryetari i "Nismës" deklaroi se regjimi i Kosovës burgosi opozitën për shkak të mendimit kundër."Për ta politika është përdorimi i dhunës. Ky është regjimi sot. Regjimi i Kosovës burgosi opozitën për shkak të mendimit kundër" tha Limaj për gazetarët pasi doli nga Kuvendi.​Ora 11:20 Arrestimi i Kurtit, fundi i demokracisëKonjufca deklaroi për median: Ky është fundi i demokracisë. Janë të vendosur të arrestojnë të gjithë deputetët e opozitës një nga një. Nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave të Kuvendit.Ora 11:17 Njësia speciale arreston Fisnik IsmailinNjësia Speciale e Kosovës ka arrestuar deputetin Fisnik Ismailin, të cilit dyshohet se i i janë gjetur dy boca me gaz lotsjellës gjatë kontrollit.Policia e ka marrë me veturën e Njësisë Special, duke e larguar nga Kuvendi.Ora 11:01 Haradinaj paralajmëron se seanca nuk do të mbahetLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit dhe po bëhet gati për të hyrë në sallën e mbledhjeve.Ai, nuk është prononcuar për media por u ka thënë gazetarëve se do të dalë shumë shpejt, pasi seanca nuk do të zgjas shumë.“Shihemi për pak se nuk do të zgjas seanca shumë”, ka thënë Haradinaj.10:45 Opozita futet në sallën e seancaveTakimi i tre liderëve të opozitës ka përfunduar pa dhënë ndonjë detaj për media.Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë filluar të hyjnë në sallën ku mbahet seancat.Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka shkruar në facebook se pushteti "mirëpret" opozitën me forca speciale“Sa n'panik janë”, ka përfunduar ai.Ora 10: 36  Sigurimi hyn në sallën e seancave, s’ka shishe me ujëPas gjuajtjeve me shishe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vendosur që deputetët më mos të kenë shishe me ujë.Po ashtu, edhe sigurimi janë futur kanë hyrë në sallën e seancave.Ora 10:30 Në Kuvend gazetarëve ua kontrollojnë edhe kuletatKontrollet në hyrje të Kuvendit janë ashpërsuar edhe më tepër gjatë ditës së sotme.Përveç deputetëve dhe punëtorëve tjerë në Kuvendin e Kosovës, ashpër po kontrollohen edhe gazetarët dhe kameramanët.Një gazetar njofton se Policia ia ka kontrolluar edhe kuletën.Ora 10:27  Opozita nis takimin e jashtëzakonshëmTre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshëm, ku pritet të japin propozimin për seanca të qeta.Këtë të paktën ia ka kërkuar kryesia e Kuvendit të Kosovës. Takimi po mbahet në zyrat e opozitës në Kuvend.09: 54 Konjufca: Do ta bllokojmë edhe seancën e sotmeGlauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.Sipas tij, mbajtja e seancës do të pamundësohet nga bllokimi i foltores e deri te metodat e tjera të cilat siç tha ai “i kemi përdorur edhe më parë”. 09:00 Policia e Kosovës blindon Kuvendin, në ndihmë dhe KFORForca të shumta të policisë janë vendosur brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës para mbledhjes së Kryesisë dhe seancës plenare që do të mbahet në 11:00.Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it. kuvenddlargea_largea_31d9216d-2b33-41f5-8333-e4e39678f01714488739801448874050policia-rreth-kuvendit-6kfor-i_6663Më poshtë rendi i ditës i paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.Kuvendi i Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.Rendi i Ditës1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, 5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: "KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës", 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë, 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer, 15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, 16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, 17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin, 18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet, 19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, 24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, 25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014, 26. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, 27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër, 28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, 29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014, 30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014, 31. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, 32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit, 33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit "Adem Jashari" në Prishtinë, 34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, 35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.