Irakianët gjejë 3 varre masive në ish-zonën e kontrolluar nga ISIS
Zyrtarët kurdë thanë të dielën (29 nëntor) se tre varre të tjera masive janë gjetur në qytezën veriore Sinjar, ku forcat kurde të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dëbuan militantët e Shtetit Islamik.Ky zbulim e çon në 5 numrin e vendeve ku rreth 200-300 trupa viktimash janë gjetur sipas zyrtarëve lokalë. Ndërsa ekspertët thonë se gërmimet dhe identifikimi i trupave mund të kërkojë muaj, banorët e Sinjar kanë shprehur frustrim me ritmet që ka ecur procesi i kërkimeve, duke u ankuar se ankesat e tyre drejtuar qeverisë rajonare kurde kanë shkuar në vesh të shurdhër.Banorët po kërkojnë një proces identifikimi më të shpejtë dhe ndihmë në rindërtimin e qytezës, pjesa më e madhe e së cilës është bërë e pabanueshme pas shumë përleshjeve dhe sulmeve ajrore.Varret masive të gjetura këtë fundjavë besohet të përmbajnë 80-100 trupa, tha kreu i sigurisë së Sinjar, Qasim Simo. Megjithatë ekspertët thonë se numërimi dhe identifikimi i viktimave është akoma në proces. “Ky proces kërkon disa kohë dhe një mjedis të kontrolluar”.“Vendi duhet të kontrollohet nga policia dhe nën autoritetin e prokurorit trupat duhet të zhvarrosen në mënyrë sistematike dhe me kujdes, për të gjetur ndonjë mjet identifikues, si kuletë apo veshje,” tha Simo.Varret e para masive u zbuluan para dy javësh pak kohë pasi militantët e ISIS ishin nxjerrë nga qyteza e Sinjar. Një nga varret, në afërsi të qendrës së qytezës përmbante rreth 78 trupa femrash, ndërsa një tjetër varr, rreth 15 km larg të parit, përmbante rreth 50-60 trupa meshkujsh, femrash e fëmijësh.Grupi i Shtetit Islamik e kishte pushtuar qytezën gjatë verës së vitit 2014.