Kamioni përplaset me veturën, vdes 14 vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Një 14-vjeçare humbi jeten, ndërsa dy përsona të tjere u plagosen pas përplasjes së dy mjetëve në superstraden Lezhë-Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ndërsa viktime mbeti një 14-vjeçare me iniciale A.M.Vajza ka qenë pasagjere në një automjet tip "Renauld" me targa AA512GY, i cili  humbi kontrlloin duke goditur nga pas një kamionçinë me targa AA512GY. Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që autovetura të dalë jashtë rruge.14-vjeçarja humbi jeten rruges për në spital, pasi nuk mundi që tju shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti, ndërsa dy përsonat e tjere të cilët mbeten të plagosur po marrin mjekim në Spitalin e Laçit.Nga hetimet e para të policisë bëhet e ditur se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit "Renault" i cili reshqiti si pasojë edhe e lagështires në rruge duke humbur kontrollin e për pasojë u përplas me kamionçinen. aksident lezhe1 aksident lezhe2 aksident lezhe3 aksident lezhe4/Oranews.tv/