Lu: Pas marrëveshjes së dekriminalizimit, presim realizimin e reformës në drejtësi

Bashkëpunim dhe jo qasje për hir të interesave politike, luftë ndaj krimit të organizuar dhe shtet ligjor, janë sfidat që duhet të tejkalojë Shqipëria, për të arritur ty ku nuk ka mundur deri më sot, ndërtimin e një shteti demokratik. Këto janë apelet që lëshon në një zë faktori ndërkombëtar por edhe studiues të huaj, që kaluan në sitë historinë e Shqipërisë. Ambasadori i SHBA, BE, OSBE kërkuan që palët politike të mos e shohin njëri-tjetrin si armik, por të ngrenë më shumë ura dialogu.25 vjet pas rënies së komunizmit, Shqipërisë i duhet ende të fitojë betejën për realizmin e një shteti demokratik, për të cilin kërkohet më shumë dialog politik, shtet ligjor, forcim i ekonomisë për të mos i lënë të rinjtë të ikin dhe media e lirë.Këto janë porositë që vijnë nga faktori ndërkombëtar në Tiranë, por edhe studiues të huaj, të cilët u mblodhën në një simpozium, mbi përparimin që ka bërë Shqipëria post komuniste.Donald Lu: "Besoj se sot dëshira për ndryshim është e fortë, jo për të rrëzuar statuja apo regjime, por për të adresuar probleme të mëdha. Marrëveshja e dekriminalizimit, është shenja se ndryshimet të mëdha po vijnë. Besoj se javët në vijim do vijë aprovimi i reformave të rëndësishme, si drejtësia".Romana Vlahutin: "Pas 25 viteve Shqipëria nuk mundet më të harxhojë kohë dhe energji me politika jo të duhura. Nuk është në interesin e saj dhe as të BE-së. Në Shqipëri ka defiçit dialogu, si mund të ndërtohet shteti dhe shoqëria nëse populli dhe përfaqësuesitpolitik nuk i diskutojnë gjërat, por e shohin kundërshtarin politik, si armik politik".Florian Rauning:Politika dhe mediat duhet të luajnë një rol udhëheqës. Ato janë përgjegjëse për krijimin e klimës së përgjithshme, të përshtashme.Punën konstruktive dhe të efektshme për të ardhmen e vendit.Me të njëjtin apel për përmirësim të kulturës politike dhe forcim të ligjit, ishin edhe studiuesit Elez Biberaj, Bernd Fischer dhe analisti Gabriel Partos.Elez Biberaj: Pas asnjë dyshim që shumë prej vështirësive me të cilat përballet Shqipëria sot janë pasojë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj qeverisëse.Kryeministri, Edi Rama, që kishte bërë shumë premtime gjatë fushatës së tij të bujshme elektorale për të forcuar shtetin ligjor, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të reformuar drejtësinë dhe modernizuar ekonominë këtu. Ndërsa qeveria ka bërë përparime në shumë fronte, kryeministri Rama nuk arriti të shfrytëzonte mundësinë e këtij momenti vendimtar për të ndjekur një kurs të ri.Është e pabesueshme që nuk ka pasur një takim midis udhëheqësve të dy forcave politike. Sali Berisha që kishte dominuar partinë për më shumë se dy dekada dha dorëheqjen nga posti i kryetarit pa përgatitur më parë brezin që do ta pasonte. Dorëheqja e tij ka krijuar një boshllëk të madh. Zoti.Lulzim Basha po ecën me kujdes drejt konsolidimit të pushtetit, duke u përpjekur të mbajë të bashkuar grupe të ndryshme në partinë e tij.Bernd Fischer: "Duhet të përmirësohet kultura politike. Shteti ligjor është i dobët, çfarë duhet bërë atëherë? Duhen zgjedhje të lira e të ndershme, duhet luftuar korrupsioni sepse po e vonon shumë integrimin. Duhet të forcohet pavarësia e gjyqësorit. Balanca mes pushteteve është thelbësor për foricmin e shtetit ligjor”.Gabriel Partos: "Këtu arena politike është shumë e ashpër, kërkohet më shumë dialog. Po ashtu ka problem me krimin dhe korrupsionin. Megjithatë duhet të them se për integrimin Shqipërisë i janë vënë disa kritere që edhe vende të BE vështirë se do t’i arrinin sot. Për shembull, në Britani, ka shumë të ardhura që vijnë nga burime jo të ligjshme".Të pranishmit në tryezë, vlerësuan gjithsesi se në këto 25 vite Shqipëria ka shënuar mjaft progres, krahasuar me vendet e tjera që kanë jetuar komunizmin.