Siguria në vend, Zeneli: Rreziku më i madh institucionet e korruptuara
Demokratët kanë filluar përgatitjet për protestën e 8 dhjetorit, paralajmëruar më herët nga kryeopozitatri, Lulzim Basha. Nga studio e lajmeve në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli ftoi qytetarët që t’i përgjgjen thirrjes për protestë, pas sipas tij janë të shumta arsyet për t’i thënë “jo” kësaj qeverie.Zeneli: Shqiptarët duhet të protestojnë për gjithcka që ndodh në këtë vend, një pasiguri totale, një qeverisje totalisht e paaftë, një qeverisje që ka sjellë vetëm varfëri në vendin tonë, një qeverisje që është e mbyllur totalisht në korrupsion.Duke u ndalur te rreziku që i shfaqet Shqipërisë për të qenë pjesë e sulmeve terroriste, anëtari i Komisionit të Sigurisë tha se rreziku më i madh që u vjen shqiptarëve janë instiotucionet e korruptuara.Zeneli: Fokusi kryesor i terrorizmit është vende jo stabile. Ajo që më bën mua të jem shumë skeptik, jo për targetin që mund të ketë ajo,por për shkak se çfarë qeverisje ne japim popullit tonë. Me institucione sigurie totalisht të paafta, korrupsionin e kanë fjalin ë parë të tyre dhe jo të ruajnë sigurinë e këtij vendi.Deputeti demokrat tha se vendi ynë mund t’i përballojë sulmet terroriste për faktin se është pjesë e NATO-s, ndërsa nënvizoi se bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me ato të huaja është në nivelet më të ulëta./Oranews.tv/