Zbardhet vrasja, dyshohet se 82 vjeçari i ngacmoi të ëmën, e goditi me thikë
Tre ditë pas vrasjes së 82-vjeçarit në Fier Novruz Likometaj, policia ka zbardhur ngjarjen, duke identifikuar edhe autorin e krimit.Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Fierit arrestuan Skëndër KrasniqiN 37 vjeç nga Fier.Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se 82- vjeçari ngacmonte herë pas here gratë e lagjes ku banonte.Burimet e grupit hetimor bëjnë të ditur se Likomaj dyshohet se kishte ngacmuar dhe nënën e autorit."Ndalimi i 37 vjecarit u bë pas një pune hetimore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, si autor i dyshuar i vrasjes së Novruz Likometaj që ishte edhe kreu i Sindikatës së Transportit të këtij qyteti. Vrasja është bërë për motive të dobëta. Po vazhdon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes" njoftoi zyrtarisht mbrëmjen e 23 nentorit policia.Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet i mbështjellë me një çarçaf të bardhë dhe me 11 goditje thike mbrëmjen e 21 nëntorit i hedhur në një kosh mbeturinash në rrugën "Mal Nito" pranë banesës së tij në lagjen “8 shkurti” në Fier.Nga këqyrja e jashtme e trupit të të moshuarit rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.Ka qenë një person që mblidhte kanaçe i cili lajmëroi policinë për trupin e pajetë.Nga mënyra si është kryer krimi nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunëtori.82-vjeçari i njohur si Noke Likometaj, ka pasur në pronësi një agjenci, udhëtimi autobusësh, që më pas e ka kaluar në emër të njërit prej djemve të tij./Oranews.tv/