Rrëshqitje dherash dhe gurësh, bllokohet 5 orë njëra korsi e Rrugës së Kombit

Mëngjesin e sotëm rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në segmentin Fushë Dukagjin-Kukes të Rrugës së Kombit bllokuan për gati 5 orë njërën korsi.Rrëshqitja e dherave ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe është bërë e mundur të zhbllokohet falë ndërhyrjes së  firmës së mirembajtese të segmentit Tuneli i Kalimashit- Morine. Edhe pse firmës i kishte përfunduar kontrata ajo bëri ndërhyrjen në mënyrë vullnetare për pastrimin dhe lirimin e aksit.Sasia e madhe e reshjeve të rëna në fundjavë, janë bërë shkak për rrëshqitjen e masivit të gurëve nga skarpatat anësore në Rrugën e Kombit.[caption id="attachment_623429" align="alignnone" width="640"]gure te ren Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e Kombit[/caption][caption id="attachment_623430" align="alignnone" width="640"]gure te renee Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e Kombit[/caption][caption id="attachment_623431" align="alignnone" width="640"]gure te rene Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e Kombit[/caption][caption id="attachment_623387" align="alignnone" width="640"]rruga e kombit 2.... Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e Kombit[/caption][caption id="attachment_623388" align="alignnone" width="640"]rruga e kombit 1 Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e Kombit[/caption]