Aksident i rëndë në Lombardi, vdesin 2 të rinj, njëri shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali mbrëmjen e djeshme (22 nëntor), bëjnë me dije mediat italianeBenard Gjondrekaj i cili drejtonte makinën e tij të llojit Renault Clio pësoi një aksident  në aksin rrugor Mortara-Alessandria, në Lombardi, 45 km larg Milanos.Bashkë me të humbi jetën dhe pasagjeri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.Në makinë tjetër Golf me të cilën u aksidentuan dy të rinjtë ndodhej një grua 36-vjeçare me inicialet M.F., një mjeke stomatologe që punonte në atë zonë.Sipas mjekëve, ata nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar dy të rinjtë pasi kishin pësuar një vdekje të menjëhershme.Në vendngjarje arritën menjëherë zjarrfikësit si dhe karabinierët për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e shkaqeve të aksidentit