Evakuohen 63 persona nga Bregu i Lumit, situatë e rënduar në Paskuqan-Kamëz

Bashkia e Tiranës evakuon 14 familje me 63 persona nga Bregu i Lumit. Evakuimi i tyre u bë gjatë orëve të pasdites, pasi banesat e këtyre familjeve rrezikoheshin nga rreshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së sotme.Strehimi i tyre është bërë pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, derisa situata të përmirësohet dhe rreshjet e shiut të pakësohen.Bashkia e Tiranës thotë se ndërhyrja nga ana e saj është bërë për shkak të rrezikut nga fryrja e tepërt e lumit, por edhe të faktit se Bashkia e Kamzës, pjesë e të cilës është edhe kjo zonë, nuk ka reaguar për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve.Veliaj: “63 vetë janë të sigurt tani, por ju lutemi mos ndërtoni tek Bregu Lumit, nga vetë emri është vendbanim lumi, jo robi”.Nga ana tjetër deputeti demokrat i kësaj zone, Asllan Dogjanim, ka apeluar qeverinë të marrë masa, pasi sipas saj Bashkia e Kamzës nuk mund ta përballojë e vetme situatën e rënduar.Dogjani: “Kërkohet ndihme nga qeveria me mjete e forca. Bashkia nuk i ka kapacitetet ta përballoj këtë situatë. Mosndërhyrja në kohë rrezikon dëme të mëdha.Uji ka hyrë në shumë banesa në lagjet e Kamzës dhe Paskuqani” shkruan ai.Në Paskuqan, Valias dhe Bregu i Lumit ka prezencë uji në disa banesa. Forcat e Armatosura po punojnë me 3 motorpompa për largimin e ujërave.Nënstacionet elektrike në Kombinat, Kamëz dhe Laknas kanë qenë të mbushura me ujë dhe si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në këto zona, por pas ndërhyrjeve për largimin e ujit situata është normalizuar dhe është rikthyer energjia.Probleme me ndërprerjen e energjisë ka pasur edhe në Shëngjergj e Paskuqan. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.Situata në Paskuqan dhe Kamëz, fotot u morën nga faqja zyrtare në fb e deputetit, Asllan Dogjani.12241197_10153143041002703_8217481078077403522_n 12274521_10153143041047703_2162077656391989628_n 12241170_10153143040972703_5289670450497461146_n 12243313_10153143040912703_4104951332459192677_n 12115449_10153143040387703_3304981662167944684_n 12294796_10153143040367703_4757415101684385725_n